PD në zgjedhje, Mark Marku: Nuk kam synim karrierën politike, garoj për të ndryshuar llojin e qeverisjes

19 Janar 2021 | 08:44

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike, Mark Marku, në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se ajo që e kishte bërë t’i futej edhe njëherë politikës ishte nevoja për të ndikuar në ndryshimin e qeverisjes së vendit.

Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse pas zgjedhjeve do të bëhet Ministër, pedagogu Marku theksoi se nuk është synimi i tij karriera politike, por thjesht nevoja për një qeverisje më të mirë.

 Ai tregoi se gjenden përballë një qeverie aspak të mirë, sfida përballë të cilës, nuk ka asgjë për t’u trembur.

“Kemi të bëjmë me një parti që ka tetë vite në pushtet dhe me pushtetin e saj ka bërë që jeta e shqiptarëve të përkeqësohet dhe shqiptarët të largohen nga vendi në mënyrë masive. Teorikisht nuk do kishte asnjë arsye që të mbajnë një qeverisje që ju ka shkatërruar jetën,” – tha Marku.

Ai shprehu se synimi i tyre është të marrin votën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin dhe duke qenë se sipas tij, pjesa masive e popullsisë kërkon ndryshimin, theksoi se për të marrë votat e këtyre njerëzve nuk ka nevojë të paguash.

Sa i takon postimit të një videoje nga kryeministrit Rama, Mark Marku sqaroi se as nuk i ka bërë përshtypje.

“Është videoja e një njeriu që nxehet në një emision televiziv, gjë që njerëzve ju ndodh shumë shpesh, qoftë në jetën e përditshme, qoftë në jetën publike. Kështu që mendo çfarë mund të ndjej unë kur atë e bën një njeri i cili ka tetë vite që shfaqet 100 milion herë më shumë arrogant dhe i shfazuar para qytetarëve shqiptar,” – u shpreh Marku.

 

Lexoni gjithashtu: 

PD cakton drejtuesin politik për Lezhën, zgjedh ish-deputetin Mark Marku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026