PD nis sot konsultimet për reformën territoriale

15 Shkurt 2022 | 16:37

Partia Demokratike nis sot procesin e konsultimeve për reformën territoriale.

Në një takim ku do të marrin pjesë ekspertë të decentralizimit të pushtetit pritet të prezantohen edhe idetë e para për ndryshimet që mund t’i bëhen ndarjes administrative të vendit.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike ngriti grupin e punës të kryesuar nga Roland Bejko dhe pritet që seancën e ardhshme në Kuvend të miratohet përbërja e komisionit të posaçëm parlamentar.

Në seancën e ditës së enjte Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Për herë të fundit ndarja administrative e Shqipërisë është bërë në vitin 2015, por asokohe Partia Demokratike e bojkotoi komisionin që drejtohej nga Bashkim Fino.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026