PDK akuzon qeverinë për neglizhencë: Kosova po rrezikohet nga ngritja e çmimit të energjisë

9 Tetor 2021 | 15:16

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin kundrejt Qeverisë, e cila sipas tyre, nuk po merr masa për t’u përballur me pasojat e rënda të krizës energjetike.

Partia opozitare më e madhe në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se gjatë muajve të fundit, Europa po përjeton një rritje të madhe të çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa sipas PDK, qeveria e Kosovës po tregohet “neglizhente”.

“Kjo krizë ndërkombëtare kërcënon furnizimin e rregullt dhe me çmime të pa përballueshme të qytetarëve dhe bizneseve, duke rrezikuar kështu stabilitetin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe vetë sigurinë kombëtare”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Më tej, PDK shton se Kosova nuk ka kapacitete për të prodhuar energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat në periudhën e pikut të konsumit në dimër dhe për rrjedhojë është e varur nga vendet fqinje – si për blerje të energjisë, ashtu edhe për transmetimin e energjisë së importuar.

“Prandaj, do të duhej që qeveria të planifikonte muaj më parë për dimrin, duke siguruar më herët kontrata për blerjen e energjisë në atë periudhë kur çmimi në bursat e energjisë ishte ende i ulët. Ndryshe nga Qeveria e Kosovës, qeveritë e shumë vendeve, prej kohësh janë vënë në lëvizje dhe po marrin masa që të përballen me pasojat e rënda të pakësimit të burimeve të energjisë dhe të rritjes së paprecedent në një kohë të shkurtër të çmimeve”, deklaron PDK në një deklaratë për shtyp.

Sipas tyre kjo situatë vë në rrezik bizneset vendase, të cilat ende nuk janë rimëkëmbur plotësisht prej krizës së pandemisë.

PDK i ka bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa të menjëhershme duke siguruar sa më shpejtë kontrata për blerje dhe transmetim të energjisë me çmim sa më të arsyeshëm për muajt që vijnë, në mënyrë që të garantojë sigurinë e furnizimit me energji në muajt e dimrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026