PDK dhe AAK kundër Vjosa Osmanit, Hoxhaj: Me këtë presidente instalohet sistemi njëpartiak
Pavarësisht dakordësise së kryesisë së LDK për t’i bërë kuorumin e nevojshëm për t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmanit ende nuk është arritur numri i nevojshëm i deputetëve që duhet të jenë në sallë në raundin e tretë.
Kjo pasi ende nuk e kanë qartësuar pozicionin e tyre 3 deputetë të LDK-së. Nga ana tjetër 10 deputetët e listës serbe presin fillimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e tyre, pasi duan më shumë se një post ministror në qeverinë Kurti. Dy partitë e tjera opozitare PDK dhe AAK kane deklaruar sërish dje se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin.
Kryetari në detyrë i PDK Enver Hoxhaj tha se me Vjosa Osmanin do të instalohej sistemi njëpartiak.
Z. Hoxha ka renditur 10 arsye pse nuk e duan Vjosa Osmanin si presidente, ndër të cilat thuhet se Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse; Vjosa Osmani është kandidate partiake dhe jo konsensuale; Vjosa Osmani është e njëanshme, ka përdorur zyrën e Presidencës për pazare politike; Vjosa Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku LVV do ta kishte pushtetin absolut dhe do të instalohej sistem.
Nga ana tjetër, dhe kryetari i AAK tha se nuk i është kërkuar bashkëpunim nga Vetëvendosja.
Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota për të deputetëve.
Në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave të deputetëve, por në të tria votimet duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta