PDK-ja çon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës
Kryetari në detyrë Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar antikushtetues vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Ai thekson se akti i presidentes është vendim politik, që dëmton rëndë institucionet demokratike dhe rrezikon zgjedhjet lokale.
“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka shkuar ai.
Presidentja Vjosa Osmani vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës e argumentoi me pretendimin se “Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së”, thuhej në argumentin e znj. Osmani.
Pas shkarkimit, ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për ta dëshmuar se vendimi për shkarkimin e saj është jo-kushtetues.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta