PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: U vërtetua se ‘koalicioni i shpresës’ ishte mashtrimi më i madh që iu bë qytetarëve
Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili i hap rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, raporton KosovaPress.
Koalicioni aktual qeverisës prej disa muajsh tashmë nuk e ka shumicën parlamentare për ta kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore, thuhet në reagim.
Për këtë arsye, PDK-ja tashmë disa herë ka ftuar partitë politike parlamentare që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, duke përkujtuar se që nga 6 tetori i vitit të kaluar, ‘shumica e partive politike manipuluan me vullnetin e qytetarëve duke injoruar atë dhe duke pasur prioritet vetëm interesat e ngushta partiake’.
“Përfundimisht, edhe sonte u vërtetua se ‘koalicioni i shpresës’ që doli nga zgjedhjet e 6 tetorit ishte mashtrimi më i madh që iu bë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë për më shumë së një vit.
Në zgjedhjet që duhet të mbahen sa më parë, Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe do të garojë me program dhe propozime konkrete për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë në të cilën e kanë futur partitë që kanë qeverisur vendin nga zgjedhjet e fundit, përfundon reagimi i PDK-së.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”, Osmani takim me partitë politike për datën e zgjedhjeve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta