PDK thirrje qeverisë për sigurimin e vaksinës anti-COVID
Ditën e sotme Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinës anti-COVID.
Po kështu, PDK kritikoi qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë.
Donjet Bislimi, anëtar i kryesisë së PDK-së, në një konferencë për media tha se mungesa e oksigjenit nëpër spitalet e Kosovës është shokuese dhe se për këtë duhet të marr dikush përgjegjësi.
Ai tha se qeveria aktuale ende nuk ka shpalosur ndonjë plan se si dhe kur do t’i sigurojë vaksinat për qytetarët e Kosovës.
“E shohim të angazhuar në emërime e shkarkime politike në vend që të angazhohet në shpëtimin e jetëve të qytetarëve tanë. Ne jemi të alarmuar se mund të ripërsëritet dështimi me vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat u siguruan në Kosovë me 3 muaj vonesë, pasi stina e dimrit tashmë ka filluar. Papërgjegjshmëria, paaftësia dhe mungesa e ndjeshmërisë së dy qeverive, asaj ish-Kurti dhe Hoti, janë duke i kushtuar me jetë të çmuara Kosovës. Çdo vonesë në sigurimin e vaksinës anti-COVID, përkthehet në jetë të humbura njerëzish. Çdo vazhdim i mungesave të barnave, oksigjenit, mjeteve apo stafit shëndetësor, gjithashtu shton bilancin tashmë të rëndë të vdekjeve prej koronavirusit. Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për një mobilizim urgjent serioz të Qeverisë për sa i përket menaxhimit të pandemisë në vend, që sigurimi i vaksinës anti-COVID dhe adresimi i mungesave të sipërpërmendura në sistemin shëndetësor tonin të bëhet prioriteti numër një i gjithë shoqërisë”, tha ai, raporton KososaPress.
I pyetur se a do të marrin pjesë nëse do të ketë një ftesë nga ana e qeverisë për çështje të presidentit, Bislimi tha se PDK e ka dhënë përgjigjen përmes ushtruesit të detyrës së kryetarit dhe përmes organeve të saj.
Lexoni gjithashtu:
Shtatëmbëdhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta