PE miraton progres-raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor
Parlamenti Evropian ka miratuar progres raportin 2019-2020 për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rezoluta për Shqipërinë u miratua me 581 vota pro nga 678 deputet të PE që morën pjesë. Ndërkohë nga ana tjetër, rezoluta për Maqedoninë e Veriut kaloi me 558 vota pro.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje të konferencës së parë ndërqeveritare me BE për të hapur bisedimet për anëtarësim në BE.
Ndërsa për Shqipërinë ka pasur herë pas herë disa vende skeptike për plotësimin e kushteve, për RMV, Bullgaria ka vendosur veton duke e bllokuar procesin.
Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos gjatë fjalës së saj tha se “Shqipërisë i duhet dhënë shpresë dhe se vendi ka bërë progres” ndërsa theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë moment historik për forcimin e demokracisë dhe për t’i dhënë fund polarizimit.
Më pak vota mori rezoluta e Serbisë pasi 538 deputetë votuan pro. Beogradi ka nisur bisedimet ndërkohë që pika kyçe mbetet dialogu me Kosovën.
Ndërsa numrin më të vogël të votave e mori rezoluta e Kosovës pasi pro ishin vetëm 471 vota. Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është i izoluar pasi Këshilli i BE ende nuk ka miratuar liberalizimin e vizave.
Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel u kërkoi vendeve anëtare të BE që të liberalizojnë vizat duke theksuar se nëse “nuk do të përmbushin premtimin, do të humbin kredibilitetin”.
Lexoni gjithashtu:
PE i kërkon Këshillit të BE të liberalizojë vizat me Kosovën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta