Pedagogët bojkot auditorëve: Të hënën s’hyjmë në mësim pa na u plotësuar kërkesat

14 Tetor 2022 | 19:52

Të hënën pedagogët nuk do të jenë në auditor në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik por në protestë.

Ky vendim është marrë për shkak se zëri i tyre nuk është dëgjuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe rritjen e financimit për kërkimin shkencor. Këtë të premte thirrjet e tyre u drejtuan nga Universiteti i arteve.

“Ne nuk po protestojmë thjesht për xhepin tonë dhe ato 30 për qind që realisht ka shkuar varfëria ku nuk mban më, sa nuk po botojmë dot asnjë studim shkencor. Po reagojmë për të mirën e Shqipërisë, për universitetin”, tha pedagogu Lush Susaj.

Pak ditë më parë, qeveria vendosi rritjen e pagave të pedagogëve me 15 %, ku 7 % do të paguhej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do të akordohej nga vet universitetet. Por edhe me këtë vendim, pedagogët nuk kanë rënë dakord.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026