Pedagogët kërkojnë vaksinim, Kovaçi: Ky proces i hap rrugë nisjes së mësimit në auditorë
Pedagogët duhet të vaksinohen sa më parë të jetë e mundur në mënyrë që t’i hapet rrugë rikthimit të studentëve në auditorë.
Kjo është kërkesa e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, e cila përmes një letre dërguar Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe kryeministrit Rama kërkon përfshirjen me përparësi të pedagogëve në procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
“Ne nuk insistojmë që të vaksinohemi që të japim mësimin online, ne insistojmë që të vaksinohemi dhe të japim mësimin në auditor. Mësimi duhet dhënë në auditor që të shpëtojmë këtë vit akademik,” – u shpreh Sandër Kovaçi, Pedagog i fakultetit të Inxhinierisë Matematike.
Sindikata kërkon që si fillim, nga rreth 5000 pedagogë për kryerjen e vaksinimit të kenë ata mbi 45 vjeç.
“Deri në fund të marsit të realizohet ky procesi i vaksinimit të paktën i pjesës së profesoratit me risk, pra i 2500 vetave, në mënyrë që të fillojë mësimi në auditorë,” – tha Kovaçi.
Në kushtet kur ende nuk ka një vendim për rinisjen e mësimit, Euronews Albania pyeti Ministrinë e Arsimit në lidhje me letrën e sindikatës dha tha se kërkesa është në shqyrtim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta