English

Pedagogët nuk negociojnë: Rritje 50% e pagës brenda dy viteve, jo lëmosha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e pedagogëve që po zhvillohet paraditen e kësaj të mërkure.

- Advertisement -

Ai i ka bërë thirrje Ramës për të përmbushur kërkesën e tyre të rritjes së pagës me 50% brenda dy viteve.

“E mirëpresim kryeministrin për rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik, që t’i përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor, nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite është e panegociueshme,”  deklaroi Kovaçi.

Pedagogu Aleksandër Petre, nga ana tjetër, tha se nga bisedat me ministren Evis Kushi u tha se të gjitha kushtet do të plotësoheshin, por nuk kishte buxhet.

Ai bëri një thirrje për kryeministrin duke thënë se pritën 20 ditë, do presin dhe 13 ditë të tjera dhe më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×