Pedagogia Sula: Studentët e dy brezave do të kenë një handikap shumë të madh

6 Janar 2021 | 18:57

Lili Sula, pedagoge, thotë se dy brezat e studimeve 2019-20 dhe 2020-21 do të kenë mjafto probleme në formimin e tyre akademik. Ajo e lidh këtë me problemet e efikasitetit në mësimin online.

“Rezultatet e studentëve do të tregojnë që kemi probleme dhe një handikap shumë të madh të këtyre dy viteve që lidhen me pandeminë dhe tërmetin. Është shumë e vështirë të bëhet mësim online dhe pjesa e efikasitet që ka ky proces”, u shpreh znj. Sula.

Ajo e konsideroi absurd vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos lejuar hapjen e universiteteve në një kohë kur baret dhe lokalet janë të dyndur çdo ditë. Pedagogia tha se vendimi është arbitrar dhe nuk janë marrë parasysh sugjerimet e tyre.

Znj. Sula deklaroi se mund të kishim mësim të alternuar online dhe në auditorë por gjithashtu tha se është pa kuptim që edhe universitet e rretheve dhe ato private të mos lejohen të bëjnë mësim më një kohë kur kanë kushte për një gjë të tillë.

“Kafet sot janë plot dhe penalizohen studentët. Një pjesë e tyre punojnë në ditë dhe ata lejohen të punojnë por jo të ndjekin mësimin. Do të ishte mirë që këtë ta vendoste universiteti pasi ligji për autonominë këtë thotë.

90% e studentëve e mbajnë celularin kot, duke sikur prezent virtualisht por në fakt ata që nuk e ndjekin leksionin dhe jam e bindur që nuk mundësojnë gjë. Universitete në rrethe kanë pak studentët dhe kanë auditorë të mrekullueshme. Universitetet private kanë të gjithë mundësitë dhe auditorët shumë të mira edhe ata janë penalizuar”, u shpreh znj. Sula.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026