Pedagogia Vongli: Partitë nuk ngrenë zërin për kauza, por bëhen pjesë e interesave
Pedagogia e shkencave sociale, Haris Vongli, nga studioja e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania tha Shqipëria në këto 30 vjet ka pësuar humbje të shumta, në art, kulturë dhe në histori.
“Shqipërisë në këto 30 vjet ka ardhur dhe i është vrarë, arti, kultura, letërsia, ne flasim më shumë për politikë. Ne lejojmë të zhbëhen dhe të hidhen poshtë monumente kulture”, theksoi ajo.
Ajo thotë se alternativat e reja në Shqipëri nuk kanë arritur t’ia dalin pasi nuk kanë treguar konsistencë në parimet e tyre.
Për ta ilustruar këtë logjikë, pedagogia solli në vëmendjen shembullin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila në pikëpamjen e saj nuk ka bërë kompromise me parimet e veta gjatë rrugëtimit politik.
“Vetëvendosje ka qenë konsistene dhe nuk ka bërë kompromise. Partitë në Shqipëri nuk ngrenë zërin për kauza, por bëhen pjesë e interesave. E shohim ndër vite se dalin figura të reja dhe tërhiqen. Të gjithë bëhen pjesë e gjithçkaje, por asgjëje madhore, prandaj VV prevalon, sepse ka qenë kosnistente me kauza”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030