Pedagogu Dhoska: Vettingu tremb rektorët dhe dekanët
Pedagogu Klodian Dhoska deklaroi se vettingu tremb rektorët dhe dekanët e universiteteve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dhoska u shpreh se kryeministri Edi Rama u tërhoq nga vettingu, pasi ky proces do bëhej pikërisht për rektorët dhe dekanët.
“Kryeministri, meqënëse ka, le t’i nxjerrë që nuk i meritojnë. Ne jemi të hapur. I thamë, edhe vettingun le ta bëjë. Por ditën e nesërme u tërhoq, se pa që vettingu do u bëhej rektorëve dhe dekanëve. E panë që ne që ishim atje, ishim personat më të lirë.
Kjo është detyra e qeverisë që duhet ta kishte bërë. Nuk ka pse të presë peticione nga ne për të bërë vettingun. Ne kërkojmë të kemi dinjtetin tonë. Është detyra e qevcerisë për të bërë çdo lloj kontrolli, çdo lloj vettingu. Jemi të hapur, nuk kemi asnjë lloj frike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta