Pekini prezanton aeroplanmbajtësen e re, sfidon Amerikën për dominimin detar

7 Nëntor 2025 | 21:08

Kina prezantoi aeroplanmbajtësen e parë të saj të ndërtuar nga inxhinierë vendas, të quajtur “Fujian”, në një ceremoni të ndjekur nga vetë presidenti Xi Jinping në ishullin Hainan.

Anija luftarake përbën një hap tjetër përpara sa i takon ambicieve të Pekinit për të ndërtuar një ushtri të klasit botëror, në gjendje të sfidojë dominimin detar amerikan brenda mesit të shekullit.

Anija, e treta që zotëron Kina por e para e ndërtuar me teknologji vendase, është një nga shembujt më të dukshëm të fushatës së Xi për të modernizuar forcat e armatosura brenda vitit 2035.

Raporti i fundit i Pentagonit për Kongresin amerikan e konsideron Kinën një ushtri tërësisht të aftë për të ushtruar ndikim globalisht dhe për këtë arsye mbetet konkurrentja kryesore e Shteteve të Bashkuara, me qëllimin përfundimtar për të ndryshuar rendin botëror.

Sipas ekspertëve, Pekini synon të dominojë ujërat detare, përfshirë detin e Kinës së Jugut, atë të Kinës Lindore dhe detin e Verdhë përreth Zinxhirit të Parë të Ishujve që kalojnë në jug përmes Japonisë, Tajvanit dhe Filipineve.

Ndërsa në thellësi të Paqësorit, Kina synon të kontestojë dominimin e Zinxhirit të Dytë të Ishujve, ku Shtetet e Bashkuara ka ende një prani të theksuar ushtarake në ishullin e Guamit dhe në zona të tjerea.

Anija “Fujian” anashkalon teknologjinë e katapultës me avull që mbajnë shumica e aeroplanmbajtëseve amerikane, duke përdorur në vend të saj një sistem lëshimi elektromagnetik, i pranishëm vetëm në modelet e fundit amerikane të klasit “US Navy Ford”.

Sistemi në fjalë mundëson një presion më të lehtë ndaj anijes, i mundëson asaj të jetë më precize dhe e shpejtë dhe mund të lëshojë një gamë më të gjerë avionësh sesa sistemet me avull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026