Pele në gjendje të rëndë, vajza e legjendës braziliane ndan mesazhin prekës
Gjendja shëndetësore e legjendës braziliane të futbollit, Pele, është përkeqësuar dhe ai nuk po reagon më ndaj kimioterapisë që po merr ndaj kancerit në zorrën e trashë.
Pele tashmë ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në kujdes intensiv, në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo, me aparaturat që po e ndihmojnë atë të marrë frymë dhe medikamente për zbutjen e dhimbjes.
Vajza e tij, Kely Nascimento, ndau së fundmi një foto emocionuese në krahët e të atit nga krevati i spitalit.
Pavarësisht raporteve të shumta se Pele, 82 vjeç, po i afrohet humbjes së betejës nga kanceri, Nascimento me sa duket ende beson se babai i saj do të shërohet.
“Ne jemi ende këtu, në luftë dhe në besim! Edhe një natë bashkë”, shkroi ajo krahas fotos së postuar në rrjete sociale.
A lot of news coming out about Pelé, but so far nothing official.
Pelé’s daughter published this picture saying, “We continue in the fight and in faith”. pic.twitter.com/XC87eFrrCx
— Diego Montalvan (@DMontalvan) December 24, 2022
Në foto, Nascimento shihet duke përqafuar të atin, teksa në divanin përballë në dhomën e spitalit, shihet e shtrirë vajza tjetër e Peles.
Komentet e fundit të Pele në Instagram ishin për të uruar Lionel Messin dhe Argjentinën për fitoren e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar .
Vajza e tij kishte konfirmuar më parë se Pele do ta kalonte sezonin e festave në spital së bashku me familjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë