Pele sërish në spital pas operacionit për tumor

18 Shtator 2021 | 15:10

Legjenda e futbollit, Pele, u shtrua sërish në spital pak ditë pasi gjendja e tij shëndetësore qe deklaruar se ishte e mirë.

Në një postim në Instagram, ish-futbollisti siguroi se po e merr veten nga operacioni për heqjen e një tumori që iu nënshtrua javë më parë.

Tetëdhjetëvjeçari u shtrua sërish në spital të premten. Ai pati dalë të mërkurën, por spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo tha se ri-shtrimi i tij është bërë për të parandaluar çdo situatë të mundshme.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr një masë tumorale në zorrë të trashë në fillim të muajit shtator.

“Miq, jam duke e marrë veten mirë,” – shkroi në Instagram Pele.

“Sot prita për vizita familjarët dhe vijoj të buzëqesh çdo ditë, ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë që keni ndaj meje,” – vijoi ish-futbollisti brazilian.

Legjenda e futbollit është trajtuar prej fundit të muajit gusht për probleme me aparatin tretës. Ekzaminime të ndryshme, sollën si përfundim javën e dytë të shtatorit që ai vuante nga një masë tumorale.

Tre herre herë kampioni i botës në futboll ka pasur shëndet të keq vitet e fundit.

Në shkurt të vitit 2020, djali i Pelesë deklaroi për mediat se nuk ndihej mirë që babai i tij nuk dilte dot nga shtëpia pasi kishte vështirësi në të ecur.

Në vitin 2015, 80-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në prostatë, ndërsa në vitin 2019 vuajti një infeksion urinar.

Pele është golshënuesi historik i Brazilit dhe një nga katër futbollistët e vetëm që kanë mundur të shënojnë gola në katër kampionate botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026