Pengesa e anëtarësimit: Zënka për rrënjët bullgare, Sofja bllokon anëtarësimin
Një zënkë mbi Goce Delçev, një hero kombëtar në Bullgari por edhe në Maqedoninë e Veriut, tipizon një sërë mosmarrëveshjesh që kërcënojnë të bllokojnë bisedimet e anëtarësimit të Shkupit në BE. Sofja po kërkon që udhëheqësi revolucionar të njihet vetëm si një figurë historike Bullgare. Në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk bie dakord, Bullgaria thotë se procesi i bisedimeve nuk duhet të përparojë.
Komisioni i Përbashkët Akademik për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje për shkak të qasjeve të ndryshme në interpretimin e historisë ka pasur disa përpjekje të dështuara për të arritur në një konkluzion që kënaq të dyja palët.
“Në profesionin tonë, qasja e krijimit të së vërtetës historike është një rrugë që të çon në një katastrofë,. Prandaj, qasja është të kuptojmë historinë, me kemi botëkuptime të ndryshme, dhe të gjejmë një zgjidhje për të mos krijuar antagonizma dhe ndarje midis shoqëritë. Pra, kjo është mënyra se si duhet të qasemi dhe si duhet të punojmë për të kapërcyer çështjen aktuale”, tha Petar Todorov, anëtar në komisionin e përbashkët Maqedoni e Veriut – Bullgari.
Në Këshillin e Ambasadorëve të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, diplomacia bullgare paraqiti disa kushte në mënyrë që të japë dritën jeshile për negociatat e pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Njëra prej tyre sipas Sofjes zyrtare ishte njohja e së vërtetës historike rreth rrënjëve Bullgare të historisë së Maqedonisë së Veriut
“Bullgaria ka ngritur disa çështje në tekstin e kornizës së negociatave në lidhje me emrin e shkurtër dhe gjuhën. Ne jemi gati të bëjmë shpjegime që do të lehtësojnë disa nga shqetësimet lidhur me interpretimet e bëra me këto segmente të negociatave. Por, ne nuk mund të diskutojmë për atributet e identitetit që burojnë nga e drejta e vetëvendosjes dhe vetë-shprehjes së njerëzve”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV.
“Pasi zgjidhën përfundimisht një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë mbi emrin e saj, ambiciet e Maqedonisë së Veriut në BE tani përballen me sfida të reja nga Bullgaria. Çështjet në fjalë janë themelore për identitetin kulturor dhe historik të kombit… dhe kompromiset e vështira mund të të përmbushen nëse vendi dëshiron të përshpejtojë proceset e pranimit në BE”, shpjegon Borjan Jovanovski nga Euronews.
Lexoni gjithashtu:
Bullgaria “veto” RMV-së, analisti Musliu: Si shtet më i madh nuk duhet ta bllokojë integrimin
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta