Pentagoni shqyrton dërgimin e parashutistëve për pushtim të mundshëm të ishullit Kharg
Pentagoni po shqyrton mundësinë e dërgimit të rreth 3,000 parashutistëve nga Divizioni i 82-të Ajror i SHBA-së si forcë reagimi të shpejtë, për të mbështetur operacione të mundshme në Iran, me synimin – nëse do të jetë e nevojshme – pushtimin e ishullit Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës iraniane.
Sipas raportimit të The New York Times, brigada në fjalë është pjesë e “Immediate Response Force” dhe mund të dislokohet kudo në botë brenda 18 orësh. Në një fazë të mëvonshme, ajo mund të veprojë krah për krah me njësitë e marinsave amerikanë, të cilët tashmë janë në lëvizje drejt rajonit.
Burime ushtarake bëjnë të ditur se marinsat mund të ndërhyjnë të parët për të siguruar dhe riparuar infrastrukturën e aeroportit në ishull, e cila është dëmtuar nga sulmet e fundit ajrore amerikane. Kjo do të mundësonte më pas uljen e avionëve transportues C-130 për të sjellë pajisje, furnizime dhe trupa shtesë.
Ndërkohë, parashutistët e Divizionit të 82-të, edhe pse nuk disponojnë mjete të rënda, pritet të ofrojnë mbështetje të shpejtë në terren dhe mund të zëvendësojnë ose përforcojnë njësitë e marinsave pas fazës fillestare të sulmit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni