Të dënuarit në grevë, 350 të burgosur duan amnisti dhe takime
Situatë e pazakontë në 3 burgje të vendit ku disa të dënuar kanë refuzuar ushqimin duke hyrë ne grevë urie. Drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Peqin u shkarkua nga detyra ndërsa të dënuarit e burgut të Lezhës dhe Shkodrës kërkojnë të hiqen masat kufizuese anti-covid për të takuar familjarët e tyre.
Keq menaxhimi i situatës në burgun e Peqinit solli shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Bukurosh Malluta. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se, lidhur me situatën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mblodhi me urgjencë gjatë paradites kupolën drejtuese të Burgjeve dhe Shërbimit për Kontrollin e Brendshëm ndërsa në studion e ‘Ilva Now’ , ajo u përgjigj mbi kërkesat të burgosurve.
“Nuk mundet që të lehtësojmë pozitën ligjore për të ulur dënimet dhe të ndryshojmë Kodin Penal sepse kërkojnë të dënuarit dhe nuk mundet që t’i lirojmë as para kohë nëse janë dënuar për vrasje”, tha znj. Gjonaj duke shtuar se kërkesat po analizohen dhe situata po monitorohet nga afër/
Rreth 165 të dënuar kanë refuzuar të ushqehen, pasi kërkojnë amnisti të përgjithshme si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Por krahas Peqinit edhe në burgun e Reçit në malësinë e madhe 100 të dënuar kanë hyrë në ditën e 3 të grevës së urisë.
Ata kërkojë heqjen e masave kufizuese anti-covid për të lejuar më pas takimet me familjarët. Edhe 70 të burgosur në burgun e Shën Kollit kanë refuzuar ushqimin për të njëjtat arsye ndërsa policia dhe forcat operacionale të burgjeve po shikojnë mundësinë e kalimit në gatishmëri pas situatës në 3 institucionet e vuajtjes së dënimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta