Për herë të parë në Ballkan, ambasadori Soreca lajmëron se BE do ofrojë 70 milionë euro për përfshirjen sociale në Shqipëri

2 Tetor 2020 | 08:08

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri tha se BE do të alokojë 70 milionë euro për përfshirjen sociale. Këtë deklaratë z. Soreca e bëri në “Tirana Connectivity Forum”, i cili këtë vit po zhvillohet online në partneritet me Euronews Albania.

“Programi do të fuqizojë shërbimet e përkujdesit social, edukimin gjithëpërfshirës dhe mundësi punësimi,” deklaroi ambasadori.

“Kjo sepse sistemi arsimor duhet të jetë gati kur të na nevojitet të riformësojmë aftësitë apo t’i përmirësojmë ato,” shtoi Soreca.

Duke e cilësuar dëshirën për largimin nga vendi si një emergjencë të rinisë, ambasadori theksoi se programi do të ndihmojë të rinjtë dhe familjet e prekura më së shumti nga kriza.

“Ky program është i pari në Ballkan, nuk është bërë më parë, pasi politikat e zgjerimit tradicionalisht nuk e përfshinin mbrojtjen sociale, ndaj qe e qartë se duhej ta ndryshonim këtë. Dhe jam krenar që brenda disa muajve arritëm të rikalibrojmë ndihmën tonë në një mënyrë kaq sinjifikante,” u shpreh ambasadori.

“Gjithashtu kemi alokuar 26 milionë euro te një program që do të mbështesë bizneset e vogla këtë vit dhe vitin tjetër. Do të ndihmojmë gjithashtu në ripunësimin e stafit të larguar nga puna prej krizës,” deklaroi Soreca.

Në fjalën e tij Soreca gjithashtu vlerësoi gjithë investimet e bëra nga Bashkimi Europian për të zhvilluar lidhjet midis vendeve duke përmendur se bashkëpunimi është i përshkruar në ADN-në europiane.

“Projekti Europian është zhvilluar duke rritur gjithnjë e më shumë lidhjen me qytetarët e tij, me lirinë e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve”,-tha Luigi Soreca duke shtuar gjithashtu dhe strukturën  e investimeve ne Ballkanin Perëndimor dhe të tjera iniciativa që kanë stabilizuar deri më tani agjendën e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori solli në vëmendje dhe fjalët e komisionerit Oliver Varhelyi se në 20 vitet e fundit Bashkimi Europian ka mundësuar më tepër se 10 miliardë euro për investimet e që kanë të bëjnë me investimet e konektivitetit në rajon.

“Në Shqipëri struktura e investimeve për Ballkanin Perëndimor ka mbështetur 2 deri në 3 projekte me një kosto të përgjithshme të mbi 2.3 miliardë euro duke përfshirë këtu dhe ndërtimin e 800 km rrugë të reja  duke mundësuar furnizimin me ujë apo filtrimin e ujit për më shumë se 300 mijë njerëz dhe shkolla më të mira 18400 njerëz” – tha Soreca.

Sidoqoftë duke mos harruar dhe periudhën e pandemisë që po kalojmë Luigi Soreca nënvizoi se nuk mund të flasim për lidhjet sot ashtu siç kemi folur 6 muaj më parë.

“Për Bashkimin Europian coronavirusi nuk e zbeh ambicien tonë për Ballkanin Perëndimor, – u shpreh ai teksa solli në vëmendje se ajo që po bëjnë është qëndrimi në frontin e parë në luftën kundër COVID teksa përgatisin rimëkëmbjen e ekonomisë sociale.

“Së pari urgjentja: si pjesë e përgjegjësisë së saj globale përkundrejt coronavirus-it, Bashkimi Europian menjëherë u zotua me 4 milionë euro për Shqipërinë për te mbështetur me mjete spitalore të nevojshme duke e integruar shtetin e rajonit me shpejtësi në strukturat e BE-së për tju adresuar pandemisë”

Sipas tij është shpejtësia e reagimit të tyre ajo që rriti dhe besueshmërinë tek partnerët. Ambasadori theksoi se dhe pse në një kohe krize Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare po i qëndrojnë zotimit për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

Soreca theksoi se lidhjet nuk janë rreth rrugëve dhe urave që ndërtohen por rreth njerëzve që i përdorin ato.

“Nuk ka agjendë konektiviteti pa ndjekur fuqinë, kualifikimet, punësimin dhe shëndetin e plotë për ta bërë atë që të ketë sukses”,- tha Soreca teksa shprehu lumturinë e tij për projektin e BE-së që do të mbështesë përfshirjen sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026