Përballje mes mjekëve dhe IA në Shangai: kush diagnostikon më mirë?

29 Korrik 2025 | 16:30

Një përballje e pazakontë mes mjekëve dhe inteligjencës artificiale ka tërhequr vëmendjen e publikut në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shangai. Gjashtë radiologë nga Spitali Zhongshan u ndanë në dy ekipe për të testuar efikasitetin e diagnostikimit mjekësor me dhe pa ndihmën e teknologjisë.

Ekipi i parë, i quajtur “Grupi i Bashkëpunimit të IA-së”, përdori një sistem të avancuar IA për të analizuar imazhet e kraharorit, ndërsa “Grupi i Manualit” u mbështet vetëm në përvojën dhe njohuritë e tyre profesionale. Të dyja grupet u përballën me të njëjtat raste klinike dhe raportuan analizat në kohë reale.

Rezultatet treguan një kontrast interesant: Inteligjenca artificiale ishte dukshëm më e shpejtë në përpunimin e të dhënave, por nuk arriti të identifikojë disa diagnoza të rëndësishme. Nga ana tjetër, mjekët evidentuan gjendje shëndetësore që sistemi IA i kishte lënë pas dore dhe ofruan rekomandime më të personalizuara për pacientët.

“Raportet e hartuar nga mjekët ishin më koherente, dhe më të lehta për t’u kuptuar”, tha Wang Yi, drejtor i radiologjisë në Spitalin Popullor të Universitetit të Pekinit.

Në këtë demonstrim u përdor sistemi “One-Scan-for-All”. Ky sistem i avancuar është në gjendje të zbulojë 73 anomali të ndryshme torakale nga një skanim i vetëm, me një saktësi aktuale prej 85 për qind  që pritet të rritet në 95 për qind në të ardhmen.

Ambiciet për teknologjinë IA nuk ndalen këtu. Sipas Zhou Xiang, bashkëdrejtor ekzekutiv i United Imaging Intelligence, kompania është duke punuar në sisteme të ngjashme për skanime të trurit, ortopedi, ultratinguj dhe imazheri abdominale, me synimin për të mbuluar gjithnjë e më shumë fusha të mjekësisë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të shërbejë si një mjet mbështetës i fuqishëm për të përmirësuar efikasitetin, saktësinë dhe personalizimin e kujdesit shëndetësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026