Përçahet opozita parlamentare, bie numri për ndryshimin e Kushtetutës
As 48 orë nuk zgjati konsensusi i opozitës parlamentare për të iniciuar ndryshimin e kushtetutës me qëllim hapjen e listave.
Dy deputetët e Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë tërhequr firmën e tyre nga lista me 29 deputetë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti Artur Roshi theksoi se kishte hedhur firmën në një marrëveshje “xhentëlmenësh” ku kërkonte vetëm hapjen e firmave dhe jo futjen e elementëve të tjerë të propozuar nga opozita parlamentare, si heqja e koalicioneve apo rritje e pragut për të fituar mandatin e deputetëve në 5%.
“Firmosa në një marrëveshje xhentëlmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave. Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar”, tha ai.
Kësisoj, largimi i dy deputetëve të Ballit bën nul të gjithë nismën e opozitës parlamentare pasi në rregulloren e Kuvendit sanksionohet minimumi i formave që duhet për të ndryshuar Kushtetutës është 1/5 e të gjithë anëtarëve të parlamentit, pra jo më pak se 28 deputetë dhe në nismën e opozitës kanë mbetur vetëm 27 firma.
Por, kur nga njëra anë opozita po përçahet, nga vetë maxhoranca po vijnë sinjale që janë pro hapjes së listave së bashku me propozimet e tjera për heqjen e koalicioneve apo rritjen e pragut.
Deputeti Adnor Shameti po në një postim në rrjete sociale u shpreh pro duke nënvizuar se “është shumë e shëndetshme të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta