Përcillet për në banesën e fundit ish-Papa Benedikti XVI

5 Janar 2023 | 10:24

Sot përcillet për në banesën e fundit ish-Papa Benedikti XVI i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor. Roma është e blinduar nga forcat e shumta te sigurisë pasi mijëra qytetarë do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës e cila do të udhëhiqet nga Papa Françesku.

Më shumë se 700 ipeshkvij dhe një mijë meshtarë do të kremtojnë bashkë Meshën e Dritës. Deri tani janë akredituar më shumë se 600 gazetarë.

Lutjet për Papën e Nderit dhe të gjitha ritet liturgjike që do t’i paraprijnë dhe pasojnë funeralin, do të transmetohen drejtpërdrejt në televizionet në mbarë botën.

Sipas vullnetit të vetë Papës së nderit Benediktit XVI, do të jenë të pranishme dy delegacione zyrtare në funeralin që do të drejtohet nga Papa Françesku. Bëhet fjalë për delegacionin nga Gjermania, vendlindja e ish-Papës dhe nga Italia, atdheu i tij i dytë, siç e ka cilësuar gjithmonë.

Kështu, sot  në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan janë Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe ai i Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, me shoqëruesit e tyre përkatës.

Ndërkohë, është njoftuar prezenca e disa krerëve të tjerë të shteteve: Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, Mbretëresha e Spanjës Sofia, Mbreti Filip e Mbretëresha e Belgjikës, Presidenti Portugalisë, Presidenti i Hungarisë Katalin Novak etj.

Në varrimin e Papës së Nderit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ka edhe delegacione nga fetë e tjera. Do të ketë një delegacion nga komuniteti hebraik i Romës, do të marrin pjesë edhe eksponentë myslimanë.

Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë nga Xhandarmëria e Vatikanit  më shumë se 60 mijë pelegrinë i janë afruar  Bazilikës së Shën Pjetrit ku ndodhet trupi i Ratzinger.

Teologu gjerman do të mbahet mend si Papa i parë që dha dorëheqjen ne 600 vite por edhe si njeriu që foli për shumë çështje që konsideroheshin tabu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026