Përdhunimi i 11-vjeçares, dorëhiqet drejtori i policisë së Kosovës
Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti pas ngjarjes së rëndë të abuzimit seksual me një të mitur që tronditi opinionin publik.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se dorëheqja e Samedin Mehmetit vjen pas rastit të fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra Samedin Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeç në Kosovë.
4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta