English

Përditësimi i situatës në qytetet e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emergjencat civile raportojnë se jugu i vendit dhe rajoni qendror po hasin përmirësime ndërkohë që edhe në Lezhë situata po përmirësohet ndjeshëm.

- Advertisement -

Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat vendore dhe ato qëndrore.

Lëvizja e banorëve po mundësohet nga Forcat e Armatosura nëpërmjet mjeteve lundruese dhe atyre të larta. Në të njëjtën kohë, për të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet, po bëhet dhe transporti i pakove ushqimore nga Rezervat e Shtetit.

Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë.

Sipas raportimit të Emergjencave Civile, në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.

Në qytetin e Pukës tre banesa janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjeve të Tokës.

Ndërkohë që një metër ka bllokuar aksin Bogë-Qafë Thore dhe në këtë rrugë nuk mund të kalohet.

Që prej datës 31 dhjetor rruga e fshatit Dardhë, në bashkinë Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra duke e bërë edhe këtë aks rrugor të pakalueshëm.

Në qarkun Lezhë janë evakuuar 28 familje dhe lumi Drin është ulur 70 centimetër nga kuota kritike. 2850 hektar toke në po këtë qark është nën ujë dhe si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur dhe me dy banesa në Mirditë.

Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe 520 ha tokë janë nën ujë.

Nga prurjet e shumta të ditëve të fundit ura e Kalivaçit në Lezhë është shembur.

Kjo solli izolimin e rreth 1500 banorëve të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër. Për më tepër nxënësit e pesë shkollave 9-vjeçare në zonë, përdornin urën e Kalivaçit për të lëvizur.

Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e saj. Pas mbushjes së krahut të dëmtuar do të nisë montimi i urës tip “bailey” e cila do të jetë 21 metër e gjatë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Përmbytje edhe në Durrës, situata më e vështirë në zonën e Sukthit

Përmbytjet, kryeministri Rama: Niveli i reshjeve ishte dy herë më shumë se në 2010

Basha thirrje qeverisë të mos bëjë propagandë: Të marrë masa për përmbytjet në Shkodër

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?