Përdorim rekord i qymyrit në botë më 2024

18 Dhjetor 2024 | 11:08

Agjencia Ndërkombëtare për Energji ka thënë se përdorimi botëror i qymyrit pritet të arrijë nivel rekord të të gjitha kohëve më 2024.

Pavarësisht thirrjeve për të ndalur djegien e lëndës më të ndyrë fosile të njerëzimit që po nxit ndryshime klimatike, ANE ka thënë se pret që kërkesa globale për qymyr të arrijë shifra rekorde për të tretin vit rresht, raporton AFP.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se gazrat serrë që ngrohin planetin duhet të reduktohen në mënyrë drastike, për të kufizuar ngrohjen globale, në mënyrë që të shmangen efektet katastrofike ndaj Tokës dhe njerëzimit.

Më herët, në dhjetor, monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian, Copernicus, tha se viti 2024” do të jetë më i nxehti në histori , duke thyer rekordin e vënë nga viti i kaluar.

Raporti “Thëngjilli 2024” i ANE-së, i publikuar të mërkurën, parashikon se bota do të arrijë kulmin e përdorimit të thëngjillit më 2027, teksa vetëm këtë vit ka kapërcyer shifrën e 8.77 miliardë tonëve.

Por, kjo do të varet nga Kina, e cila gjatë çerekshekullit të fundit ka konsumuar 30 për qind më shumë qymyr sesa pjesa tjetër e botës bashkë, ka thënë ANE.

Kërkesa në rritje e Kinës për energji ka qenë faktori më i madh prapa rritjes së përdorimit të qymyrit, teksa më shumë se një e treta e qymyrit të përdorur në botë është karbonizuar në termocentralet e saj.

Rritja e kërkesës për qymyr në Kinë, si dhe në ekonomitë në rritje, si India dhe Indonezia, minimizuan rënien e vazhdueshme në ekonomitë e avancuara.

Megjithatë, kjo rënie është ngadalësuar në BE dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përdorimi i qymyrit atje pritet të ulet për 12, përkatësisht 5 për qind, krahasuar me 23 dhe 17 për qind më 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026