‘Perëndimit po i vjen fundi’, Putin: Dekada më e rrezikshme që nga Lufta II Botërore

27 Tetor 2022 | 22:51

Vladimir Putin parashikon fundin e dominimit Perëndimor në botë, pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë. Në një fjalim të gjatë në konferencën e ekspertëve politikë, presidenti rus nënvizoi vizionin e tij për botën.

“Periudhës historike të dominimit unik të Perëndimit në çështjet e botës po i vjen fundi. Bota njëpolare po i përket së shkuarës. Ndodhemi në një kthesë historike. Përpara kemi dekadën më të rrezikshme, më të paparashikueshme dhe më të rëndësishme që nga fundi i Luftës II Botërore”, tha Putin.

Putin, ushtria e të cilit pushtoi Ukrainën 8 muaj më parë, akuzoi Perëndimin për lojë të pistë.

“Ajo që po shohim tani është shkatërrimi i gazsjellësve pan-evropianë. Kjo është e tmerrshme, por po e shohim. Pushteti mbi botën është pikërisht ajo çka i ashtuquajturi Perëndim ka vënë në lojën e tij. Por kjo lojë është e rrezikshme, e përgjakshme dhe e pistë”, u shpreh ai.

Këshilltari i presidentit Zelensky, Mikhailo Podoliak, e përshkroi fjalimin e Putin si “frojdian”. “Ai akuzon të tjerët për gjithçka që bën vetë. Por ka të drejtë për diçka, kush përhap erë, gjen stuhinë. Dhe stuhia po vjen”, deklaroi zyrtari ukrainas.

Nga Shtetet e Bashkuara, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e quajti Rusinë një kërcënim akut, ndërsa kërcënimi real është një vend tjetër.

“Rusia është një kërcënim akut dhe ne e kemi zgjedhur fjalën “akut” me kujdes. Ndryshe nga Kina, Rusia nuk mund t’i sfidojë sistematikisht Shtetet e Bashkuara në një plan afatgjatë”, theksoi Lloyd Austin, sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Austin paralajmëroi Moskën për një përgjigje të fortë nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026

Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore

Shërbimi Gjerman i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (KMBD) ka zbuluar një top sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në lumin Neisse pranë Forst në Lusatia....
13:34 | 04/07/2026