Përfaqësuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës: S’kemi konsensus për Ballkanin e Hapur
Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovinë, Zoran Tegeltija deklaroi se Sarajeva zyrtare nuk ka konsensus në lidhje me projektin e Ballkanit të Hapur.
Gjatë fjalës së tij në samitin e zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Tegeltija u shpreh se komuniteti i biznesit në Bosnje dhe Hercegovinë e mbështet këtë nismë.
“Unë shpresoj se kushdo që të vijë pas meje do të flasë si anëtar fuqiplotë i Ballkanit të Hapur. Për fat të keq, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka konsensus për projektin e Ballkanit të Hapur. Nuk ka përgjigjie, thjesht heshtje. Unë jam këtu sepse e di se komuniteti i biznesit në Bosnje dhe Hercegovinë e mbështet Ballkanin e Hapur. Këtu jam sepse e di që numri më i madh i qytetarëve të Bosnjes dhe Hercegoniës e mbështesin këtë projekt”, tha ai.
Tegeltija nënvizoi se Bosnje dhe Hercegovina është e gatshme të bëhet anëtare e Ballkanit të Hapur dhe të nënshkruajë çdo marrëveshje, nëse do të ketë një konsenus dhe vendim politik në Sarajevë.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta