Përfitonte shuma parash nëpërmjet mashtrimit, arrestohet ‘dietologia’ në Tiranë

13 Tetor 2022 | 14:51

Silvana Balliu 41 vjeçe, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit.

Policia bën me dije se 41-vjeçarja e arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Dietologia”, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Blutë, bëjnë me dije se Balliu administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar 41 vjeçarja prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026