Përfshirja e Trepçës në dialog, minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta

3 Tetor 2020 | 18:17

Minatorët e minierës së Trepçës në Stantërg kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën. Ata I bëjnë thirrje qeverisë që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet kurrsesi si temë e këtij dialogu.

Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në Stantërg, ka bërë të ditur se minatorët janë të shqetësuar rreth disa zërave se Trepça mund të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pakënaqësia mund të nxjerr situatën nga kontrolli dhe t’i detyrojë minatorët të hynë në grevë dhe protesta.

“Le të kenë kujdes që Trepça mos të jetë temë e dialogut me Serbinë, sepse Trepça është e vet minatorëve dhe pasuri që na ka falë Zoti neve në tokën tonë. Ne s’kemi as det, as tokë pjellore, as ndonjë pasuri tjetër, do të thotë ne kemi veç Trepçën…. Minatorët ndjejnë njëfarë pakënaqësie me këto bisedime dhe prej kësaj pakënaqësie janë në gjendje me hy ndoshta edhe në greva dhe protesta. Ne po e paralajmërojmë qeverinë që ne të ketë kujdes…Çka po nënshkruajnë ne të kenë kujdes sepse pakënaqësia mundet me nxjerr situatën nga kontrolli”, thotë Gani Osmani, kryetar i Sindikaës së Punëorëve të Trepccës.

Qazim Hyseni, minator, tha se nëse çështja e Trepçës diskutohet me Serbinë, atëherë minatorët do të hyjnë në grevë dhe do të protestojnë njëjtë sikurse vitet e 90-ta.

“Nëse qeveria jonë bënë bisedime për Trepçën ne do të hymë në grevë ose do të marrim masa sikur në vitet e 90 që kemi shkuar në Prishtinë, do të shkojmë prapë nëse është nevoja”, tha Hyseni.

Edhe Isa Beqiri, minator për më shumë se 40 vjet, ka potencuar shkuarjen këmbë në Prishtinë të minatorëve dhe mbarë popullatës, nëse Trepça bëhet temë e këtyre bisedimeve.

“Nëse bëhen bisedimet me Serbinë për Trepçën, ne jemi të njëjtit e vitit 1989 dhe do ta ftojmë tërë popullin me shkua në Prishtinë. Ai që bisedon për Trepçën dhe asociacionin e komunave, nuk ka vend në Kosovë”, thotë Beqiri.

Kujtojmë që pak javë më parë, për minierën e Trepçës pati një përplasje në distancë midis presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Ky I fundit kundërshtonte një postim të Thaçit, duke shkruar se Trepça është thesar I Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026