Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë
Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Mësohet se, vendimi mbi dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re do të publikohet gjatë ditës së nesërme.
Tetë anëtarët e kësaj gjykate do të duhet të shprehen nëse formimi i qeverisës së re nga Lidhja Demokratike e Kosovës është konform Kushtetutës apo jo.
Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, parti e parë doli Lëvizja Vetëvendosje dhe drejtuesit e saj pretendojnë se e drejta për formimin e qeverisë i takon asaj dhe pas mocionit të mosbesimit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por alternativat e mundshme janë që përveç hapjes së rrugës për formimin e një qeverie të re dhe nga ana tjetër shfuqizimit të dekretit të Presidentit, mund të vendoset që t’i ri jepet sërish e drejta për formimin e qeverisë VV-së.
Lexoni gjithashtu:
Protestë në sheshet e Prishtinës, Kurti përshëndet pjesëmarrësit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta