Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim të qytetit.
Forca të shumta policore, përfshirë njësi speciale të armatosura rëndë, ndërhynë në zonën e Stromerstraße, pranë qendrës së hipodromit, ku ishte rrethuar ndërtesa e bankës. Në vendngjarje ishin gjithashtu ekipe të urgjencës, paramedikë dhe një helikopter policie.
Ngjarja nisi rreth orës 14:50, kur një person i armatosur me thikë sulmoi një burrë brenda një banke. Sipas mediave gjermane, viktima ishte një punonjës i bankës, i cili fillimisht u dërgua në spital me plagë të rënda, por më pas ndërroi jetë. Policia ka nisur hetimet për akuzën e vrasjes.
Sipas autoriteteve, dy persona u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa nuk dihej fillimisht nëse kishte persona të tjerë brenda objektit përveç autorit. Policia dyshon se bëhej fjalë për një autor të vetëm dhe po heton gjithashtu pistën e një grabitjeje.
Para arrestimit, ekipet negociatore tentuan të krijonin kontakt me 20-vjeçarin, por pa rezultat. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni