Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve
Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë.
Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s, duke shënuar përfundimin e misionit të tyre historik.
Komandanti i misionit, Jared Isaacman tha përmes radios pas uljes se “ky ishte një udhëtim i paparë”. Nuk mungoi edhe komenti i Elon Musk, i cili shkroi në Twitter: “Urime Inspiration 4”.
“Inspiration 4” është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët dhe një hap i madh në turizmin hapësinor nga një kompani private.
Ekuipazhi i turistëve u nis të mërkurën dhe preku Tokën mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Civilët udhëtuan në mungesë të peshës, deri në lartësinë 575 km. Gjatë tre ditëve të udhëtimit kapsula u rrotullua rreth globit 15 herë në ditë.
Kapsula në formë kubeje u krijon turistëve mundësinë të vëzhgojnë pamje spektakolare të Tokës.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve