Përfundon pa marrëveshje takimi i ambasadorëve me anëtarët e Këshillit Politik
Palët politike vijojnë të jenë larg gjetjes së konsensusit për përmbylljen e reformës zgjedhore. Kjo çështja ka qenë pothuajse kryetemë e zhvillimeve politike në vend, ndërsa aktorët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për miratim, si një ndër kushtet e vëna nga BE-ja për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Gjatë paradites së sotme ambasadorët SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar zhvilluan një takim me katër anëtarët e Këshillit Politik, në përpjekje për të afruar palët drejt kompromisit.
Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji raportoi se ky takim nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje, e cila do mund t’i hapte rrugë miratimit përfundimtar të reformës.
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së Petrit Vasili pas përfundimit të takimit me ambasadorët zhvilluan një takim edhe me kryedemokratin Basha.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një bisede me gazetarët paraditen e sotme, shprehu keqardhjen që ende diplomatëve në Shqipëri iu duhet të hyjnë e dalin nëpër seli partish për t’i bindur të arrijnë një marrëveshje, në rastin konkret për reformën zgjedhore.
“Më vjen keq që në 2020 duhet të ketë akoma ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për të bërë marrëveshje, negociatë, apo diskutim siç është ai mbi rregullat e lojës. Unë mendoj që do të duhet ta kishim bërë vetë këtë”, tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta