Përfundon projekti gjermano-rus “Nord Stream 2”

7 Shtator 2021 | 11:50

Pjesët e fundit të tubacionit të gazit natyror “Nord Stram 2” janë instaluar dhe sistemi pritet të jetë funksional brenda pak ditësh.

Inxhinerët njoftuan se gjithë tubat e gazit janë lidhur me njëri tjetrin në thellësi të detit Baltik, ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi se tubancioni  do të jetë operacional brenda pak ditësh.

Kompania shtetërore energjitike ruse “Gazprom” tha se do të fillojë furnizimi i Gjermanisë sapo të mbarojnë dhe detajet e fundit teknike. Ndërtimi i gazsjellësit është vonuar dhe duhet të kishte përfunduar në dhjetor 2019.

Në të njëjtën kohë, gazi në Europë ka arritur një maksimum historik prej 650 dollarë për 1000 metra katrorë.

“Nord Stream 2” përbëhet nga dy linja 1.234 kilometër secila, dhe janë krijuar për të furnizuar me 55 miliardë metër kub gaz në vit.

Projekti u kundërshtua ashpër nga Ukraina, pasi Kievi frikësohet për fatin e tranzitit të gazit nëpër territorin e tij, si dhe nga SHBA-ja, që përmend një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së BE-së.

Moska ka kundërshtuar duke thënë se Uashingtoni po përpiqet të imponojë gazin e vet në Evropë. Për shkak të sanksioneve dhe kërcënimeve amerikane, shumë kompani europiane u detyruan të largohen nga projekti.

Ndërtimi u ngadalësua dhe madje u ndërpre, por Gjermania vazhdoi të mbështesë projektin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026