Rifillon takimi i ambasadorëve me anëtarët e Këshillit Politik, s’ka ende marrëveshje për zgjedhoren

2 Qershor 2020 | 17:08

Ka rinisur për herë të tretë takimi i ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe Mbretërisë së Bashkuar me katër anëtarët e Këshillit Politik.

Burime brenda mbledhjes konfirmojnë për Euronwes Albania së palët janë rikthyer serish në tryezë në përpjekjen e tyre ndoshta të fundit, për të miratuar me konsensus reformën zgjedhore.

Palët politike pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të diplomatëve të huaj vijojnë të mbartin qëndrime të ndryshme në tryezën e reformës zgjedhore. 

Ditën e djeshme përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan takim për ditën e sotme për të biseduar mbi pikat që kanë krijuar ndasi mes aktorëve, por deri tani mazhoranca nuk ka kthyer përgjigje. 

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një komunikimi sot me gazetarët tha se nuk është e hijshme për Shqipërinë e 2020 teksa sheh ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër zyra partish për çështje të brendshme.

“Në Shqipërinë e vitit 2020, nuk është e hijshme për ne që për çështje të brendshme, dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer, megjithatë është për të thënë faleminderit, sepse përderisa ka palë që nuk e bëjnë dot hapin për ta bërë vetëm vetë, atëherë duhet ndihmë”, tha Rama.

Më tej, Rama ftoi kryedemokratin Basha që të uleshin në tryezë dhe të dialogonin për ecurinë e reformave.

“Do të ishte shumë normale që të uleshim, merreshim vesh apo s’merreshim vesh kjo është çështje tjetër. Kjo është çështje tjetër, këto çështje bëhen bashkë, por megjithatë nuk jemi ende aty”, shtoi ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026