‘Përfunduam një kapitull të mrekullueshëm’, Sylvinho ‘vulos’ me mirënjohje aventurën me Shqipërinë: Do t’ju mbështes kudo që të jem!

20 Maj 2026 | 19:10

Fundi i aventurës me Shqipërinë ka shënuar një kapitull të mrekullueshëm për ish-trajnerin e Kombëtares, Sylvinhon.

Në një reagim në rrjetet sociale ku ai ka përmbledhur disa prej momenteve më të rëndësishme të punës së tij me ekipin, brenda e jashtë fushës, shkruan se beson që është bërë “përparim i konsiderueshëm.”

Sylvinho u uron suksese të gjithëve, ndërsa premton se mbështetja e tij do të vijojë.

“Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.

Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.

Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.

U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, shprehet ish-trajneri.

Një ditë më parë, u zbulua se vendin e brazilianit do ta merrte italiani Rolando Maran. Trajnerit 52-vjeçar i përfundonte kontrata në fund të qershorit dhe ishte në në negociata për rinovimin, por palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas dështimit për të shkuar në Botërorin 2026. Gjithashtu ai kishte kërkuar terma të reja financiare.

Sylvinho iu bashkua kombëtares shqiptare në fillim të vitit 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik në play-off-in e Kupës së Botës, aty ku u mund 2-1 nga Polonia në gjysmëfinalen e zhvilluar në Varshavë.

52-vjeçari u prezantua me kuqezinjtë më 2 janar të vitit 2023 dhe deri në këto momente ka qenë në stolin e Shqipërisë për 34 ndeshje, me një mesatare pikësh prej 1.53 për ndeshje. Si trajneri i Shqipërisë, Sylvinho regjistroi 15 fitore, 12 humbje dhe 7 barazime. Në epokën e tij Shqipëria shënoi 40 gola, duke pësuar 30-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij

Ylli brazilian Neymar po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Sipas raportimeve të...
11:02 | 09/07/2026

FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit

FIFA ka nisur një hetim pas pretendimeve për abuzim racist ndaj influencuesit amerikan të rrjeteve sociale, IShowSpeed, gjatë ndeshjes Argjentinë–Kepi i Gjelbër në Kupën e...
19:12 | 08/07/2026

FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll po e shijon suksesin në Kupën e Botës. Por një dramë po zhvillohet prapa skenave. Autoritetet amerikane kanë nisur një...
17:54 | 08/07/2026