Përgjimet e SPAK zbulojnë se Voda përdori makinën e ministrisë për të marrë ryshfetin e dyshuar

15 Korrik 2021 | 12:14

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO konfirmoi sot masën “arrest në shtëpi” për ish-zv. Ministren e Brendshme Rovena Voda, ndërsa kërkesa e Vodës për një masë më të lehtë u refuzua.

Ish-zyrtarja Voda po hetohet nga SPAK për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” – akuza të cilat ajo nuk i ka pranuar – së bashku me dy të pandehura të tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Nga dosja e prokurorisë, të cilën Euronews Albania e disponon zbardhen rrethanat që çuan në procedimin penal të ish-zv. ministres dhe dy shtetaseve të tjera, por besohet se është i përfshirë dhe një zyrtar i Departamentit të Administratës Publike, DAP.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi nga Gjykata e Posaçme se prokuroria paraqiti përgjimet ambientale dhe telefonike të muajit shkurt 2020, ku Voda shfaqet në tre takime me Florida Beun, të cilës i kishte premtuar punësimin në administratë dhe Majlinda Hasanin, që ishte në rolin e sekseres.

Nga përgjimet zbulohet se shtetaset i kanë dhënë Vodës 1000 euro ryshfet ndërsa në bisedat mes tyre kuptohet se kjo shumë ka qenë e pamjaftueshme për zv. ministren që kishte pritur të merrte 2000 euro për favorizimin. Ato flasin gjithashtu si shifra e dhënë ka bërë që zv. ministrja të përgjigjej më shpejt në telefon.

Dy ditë pas shumës së parë të ofruar dy shtetaset janë takuar me Vodën në ambientet e ministrisë së Brendshme dhe pas takimit kanë filluar përgatitjen e dokumenteve për aplikim punësimi si specialiste në Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë dhe Financave, në total të 11 institucioneve shtetërore.

Zyrtares Voda i është dhuruar një celular Samsung me vlerë 600 euro sipas kërkesës së saj, pasi ajo nuk preferonte telefonat e markës iPhone – të cilat janë regjistruar me pamje filmike sipas dosjes së SPAK.

Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është zhvilluar në portin e Durrësit, ku zyrtarja ka udhëtuar me makinën e Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga shoferi i saj. Aty prokuroria e akuzon Vodën se ka pranuar një arkë me peshk nga Beu, familja e të cilës ka një anije peshkimi.

Të dhënat portuale tregojnë se makina e ministres ka qëndruar në port vetëm 1 minutë për tu larguar më pas me arkën e peshkut.

Beu nuk rezulton fituese e asnjë prej pozicioneve të punës ku ajo ka aplikuar në administratën shtetërore.

Neni i Kodit Penal për akuzën e ngritur nga SPAK parashikon dënim me burg 6 muaj deri në 3 vjet për ata që e kanë dhënë favorin dhe 4 vjet për ata që e kanë pranuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026