Përgjimi i Vuçiç ishte planifikuar, sipas ministrit serb
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin deklaroi se përgjimi i presidentit Aleksandër Vuçiç ka qenë i planifikuar dhe ka pasur qëllime të këqija.
Vulin tha se ministria ia ka dorëzuar prokurorisë rastin me të gjitha provat dhe shtoi se është marrë në pyetje edhe ish-sekretarja e shtetit Dijana Hrkaloviç, shkruan Euronews Serbia.
“Deklarata e saj është dorëzuar në prokurorinë kompetente dhe tani presim reagimin e tyre”, ka thënë ai.
Vulin theksoi se presidenti Vuçiç nuk i përgjigjet askujt përveç serbëve dhe se ai është i vetmi burrë shteti në Evropë që tha se Serbia nuk do të jetë kurrë anëtare e NATO-s.
Në fund të 2020-ës, Vuçiç tha se është përgjuar nga shërbimet sekrete serbe dhe se autoritetet do të përcaktojnë nëse kanë patur apo jo lidhje me ato të huaja.
“Mendoj se e di kush qëndron pas saj, por nuk do të doja ta thoja publikisht. Përgjimi i Presidentit të shtetit është një përpjekje e drejtpërdrejtë për një grusht shteti”, u shpreh ai asokohe.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi