Përgjumja e shoferit të autobusit mund të ketë shkaktuar aksidentin me 10 viktima në Kroaci
Aksidenti që u mori jetën 10 udhëtarëve të Kosovës mëngjesin e sotëm në Kroaci dyshohet të jetë shkaktuar nga përgjumja e shoferit.
Kështu u shpreh për mediat kroate prokurori Slavko Pranjiç pas hetimeve të para të ngjarjes që përveç viktimave la dhe 44 të plagosur.
Pranjiç citohet nga mediat kroate të ketë thënë se shoferi i autobusit ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi teksa ishte në timon. Ai është arrestuar aktualisht, por autoritetet thonë se janë duke hetuar më tej për të zbardhur plotësisht arsyet se përse autobusi doli nga rruga.
“Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale […] Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiç për median kroate Index.
Autobusi i kompanisë “Deva Tours”, me seli në Prishtinë, ishte rrugës në kthim nga Frankfurti kur mëngjesin e sotëm doli nga rruga pranë kufirit kroato-boshnjak duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta