Përgjysmimi i dënimit të serbit Darko Tasiç, Gjykata e Apelit: U dënua më shumë sesa parashikonte ligji
Gjykata e Apelit në Kosovë ka sqaruar opinionin publik pas reagimeve që kanë ardhur për përgjysmimin e dënimit të shtetasit serb, Darko Tasiç.
I akuzuar për krime lufte dhe i dënuar sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë, që ishin në fuqi atëherë, Gjykata e Apelit thekson se për Tasiç, janë dhënë vite burg më shumë seç parashikonte ligji.
Gjithnjë sipas gjykatës, Tasiç ishte nën akuzë për “Plaçkitje të sendeve të paluajtshme” dhe për “Përdhosje të kufomave”, që të dyja vepra penale që nuk trajtohen si të veçanta, bazuar në Konventën e Gjenevës.
Akuzat e vrasjes, rrahjes, apo torturave të popullsisë nuk qëndronin në rastin në fjalë dhe Gjykata e Apelit e ka gjetur me vend që t’i zbresë vitet e tepërta të burgut, që Tasiç kishte marrë.
Darko Tasiç u arrestua në vitin 2017 teksa hynte në Kosovë nga Mali i i Zi.
Disa muaj më parë, ai u dënua me 22 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Me vrasjet e kryera në këto fshatra, ku sipas banorëve, shumica e të dyshuarve janë serbë lokalë, familjet që mbijetuan, mbetën kryesisht në fëmijë të vegjël e gra. Serbët vranë, dogjën e zhdukën meshkuj nga mosha 13 deri 85 vjeç.
Lexoni gjithashtu:
”Drejtësi për të vrarët”, kryetari i Gjykatës së Apelit përballet me protestuesit e Krushës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta