Përgjysmimi i dënimit të Darko Tasiç, banori i Krushës së Madhe: Ndihemi keq, drejtësia ka probleme

4 Dhjetor 2020 | 08:26

Banori i Krushës së Madhe, Selami Hoti komentoi në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Apelit për përgjysmimin e dënimit të shtetasit serb, Darko Tasiç. Hoti u shpreh se ky vendim tregon se drejtësia në Kosovë ka probleme. 

“I njëjtë sikur edhe ai parapraku para 6 muajsh, kur nuk mori dënimin e merituar dhe na doli se nuk kanë qenë prova të mjaftueshme dhe nuk i është ngritur akuza për krime, por vetëm për keqpërdorim të mjeteve të përdorura, plaçkitje apo abuzim me kufoma.

Bazuar në dëshmitarë të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre, mbase edhe vetë ata kanë konsideruar që janë dëshmi të mjaftueshme. Tani dalin që ato dëshmi nuk kanë qenë aq të forta saqë ai të jetë vetë krimineli. Për ne si familjarë drejtësia duket që ka probleme”, u shpreh ai.

“Vendimi gjykatës ne si familjarë na bën të ndihemi shumë keq”, shtoi Hoti më tej.

Banori i Krushës së Madhe tregoi masakrat që kanë ndodhur në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, që sipas tij kanë qenë aksione të organizuara nga ushtria serbe. 

“Flitet për masakrën që ka ndodhur gjatë datës 25, 26, 27 mars deri në përfundim të luftës, ku forcat serbe në mënyrë të organizuar përgjatë rrugës nacionale Gjakovë-Prizren kishin rrethuar fshatrat dhe kishin vënë komandën e tyre në fshatin Hoç e Madhe, fshat që tani fatkeqësisht është me serbë, por më parë ka pasur shqiptarë.

Nga aty posta e komandës ka organizuar operacionin për të shkuar tutje, për të shkatërruar shtabet e UÇK-së në ato vende. Këta kanë bërë pastrimin e terrenin, krehjen e fshatrave duke i vrarë të gjithë në fshatin Krushë e Vogël, Krushë e Madhe, në të gjithë luginën nga Rahoveci deri në Landovicë, që sipas BBC-së atëherë u quajt luginë e vdekjes.

Në fshatin Krushë e Madhe, nga 241 banorë kanë ngelur të pagjetur 64″, tregoi ai. 

Lexoni gjithashtu:

 Përgjysmimi i dënimit të serbit Darko Tasiç, Gjykata e Apelit: U dënua më shumë sesa parashikonte ligji

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026