Përjashtohet oficeri që mbikëqyrte policët, hetohej për drogë në Gjermani

21 Shtator 2021 | 16:42

Në Shqipëri hetonte policët që shkelin ligjin, por vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë. Është kjo historia e një specialisti të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave pranë ministrisë së brendshme i cili është përjashtuar pak ditë më parë nga detyra.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Sipas burimeve të sigurta, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi. Për këtë rast Euronews Albania iu drejtua drejtorit të shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i cili nuk dha asnjë përgjigje.

Një ditë më parë ky institucion njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, por vetëm pas interesimit të Euronews Albania, pasi ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur  larg syrit të publikut.

SHÇBA thotë se sulmi është parandaluar, megjithatë risku mbetet i lartë që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin të kenë përfunduar në duar të pasigurta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026