Përjashtoi 3 futbollistë nga ekipi, Kosova synon tre pikët e para përballë Qipros

9 Shtator 2024 | 10:53

Kosova synon të lërë pas humbjen e regjistruar ndaj Rumanisë në nisjen e Ligës së Kombeve, madje edhe skandalin me 3 futbollistët e përjashtuar, të cilët disfatën e panë si dicka krej normale duke festuar në klubet e Prishtinës.

Këtë të hënë, skuadra ndeshet me Qipron në transfertë, në një përballjet që fitorja është detyrim, jo vetëm për gjendjen aspak normale, por edhe nivelin e ulët të kundërshtarit, Trajneri Foda pritet me disa ndryshime në formacion, duke nisur që nga porta në mungesë të Muriç, por edhe Zhegrova e Muslija, të 3 të përjashtuar për këtë sfidë.

Kjo është përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave, ku edhe më herët kanë luajtur në ligën e kombeve, ku ka triumfuar Kosova.

Kryendeshja e kësaj mbrëmje është padyshim Francë-Belgjikë, ku gjelat e kanë nisur jo mirë rrugëtimin. Pavarësisht këtij fakti cilësohen favoritë ndaj djajve që në ndeshjen e parë mposhtën Izraelin, me këta të fundit që sot presin Italinë.

Në ligën B luhen 4 duele të tjera si Norvegji-Austri, Turqi-Islandë, Slloveni-Kazakistan dhe Mali i Zi-Uells.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026