Përkthyesja Aida Baro: Libri është kthyer në luks, e sugjeroj si ilaç kundër stresit
Në këtë situatë pandemie libri pati krizën por dhe shkëlqimin e tij! Shtëpia botuese “Pegi”, sjell projektin e quajtur “Një perspektivë mbi përkufizimet”, i cili synon të rrisë hapësirën e leximit me tituj të rinj letrarë, kryesisht nga vende dhe gjuhë më pak të njohura të Europës, të gjithë të lidhur rreth një teme kryesore.
Boshti kryesor i këtyre titujve është pasiguria dhe kapërcimi i përkufizimeve dhe kufizimeve të caktuara nga shoqëria, një lloj kapërcimi i kornizave dhe stereotipave të vendosura padrejtësisht mbi jetën e njerëzve, jo vetëm sot, por gjatë gjithë historisë njerëzore.
Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi” dhe përkthyese e njohur, duke folur për projektin shprehet se, njerëzit shpesh përkufizohen brenda disa skemave që mund të kapërcehen përmes leximit, që u hap shtigje të cilat shoqëria i mbyll.
Znj. Baro thotë se libri sot ndodhet në fazën më të keqe për shkak se njerëzit nuk gjejnë dot kohë për t’ia kushtuar leximit. Kjo vjen jo vetëm nga ritmi i shpejtë i jetës, por edhe nga rrjetet sociale. Ndaj përkthyesja e njohur sugjeron librin si ilaçin e duhur kundër stresit.
“Gjithnjë e më shumë libri po bëhet një luks për vëmendjen dhe kohën që i kushtohet. Mua më vjen keq për këtë sepse libri do të duhet të ishte një zakon i përditshëm. Kështu duhet ishte të paktën leximi i 2-3 faqeve në ditë për të pasur atë kënaqësinë e qëndrimit me veten.
Libri në këtë moment është në fazën më keqe pothuajse në agoni. Shpresoj që t’i rikthehet vëmendja. Shikojmë nga të gjitha anët që koha vazhdon të mungojë dhe njerëzit janë të shtresuar akoma edhe më shumë pas pandemisë. Unë do ta sugjeroja librin si ilaç kundër stresit në këtë periudhë”, shprehet përkthyesja e njohur.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen