Përleshja në derbin e Londrës, FA gjobit rëndë Chelsean dhe West Hamin

25 Shkurt 2026 | 21:16

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur gjoba të majme ndaj Chelsea FC dhe West Ham United FC pas përleshjes masive që shpërtheu në fund të derbit të Londrës, të fituar 3-2 nga Blutë më 31 janar.

Incidenti përfshiu rreth 20 lojtarë në minutat shtesë të takimit. Anësori i West Hamit, Adama Traoré, rrëzoi në tokë mbrojtësin e Chelseat, Marc Cucurella, përpara se të përplasej me João Pedro. Situata agravoi me ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë që tentuan të ndanin palët.

Mbrojtësi i West Hamit, Jean-Clair Todibo, u ndëshkua me karton të kuq direkt pas rishikimit me VAR, për shkak të kapjes së Pedros për fyti.

FA gjobiti Chelsean me 325 mijë paundë (373 mijë euro) dhe West Hamin me 300 mijë paundë (344 mijë euro). Në deklaratën zyrtare thuhet se të dy klubet dështuan të siguronin që lojtarët e tyre të mos silleshin në mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese rreth minutës së 95-të të ndeshjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut

Eustachio shënoi golin që i siguroi kualifikimin Kanadasë në minutën e 92+2. Kanadaja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Marok në raundin e 16-tave...
08:48 | 29/06/2026

Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori

Pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës FIFA 2026, trajneri i ekipit kombëtar Steve Clarke dha dorëheqjen nga posti i tij. Clarke, i cili...
08:28 | 29/06/2026

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026