Përmbytje edhe në Kosovë, shpallet gjendja e emergjencës, dhjetëra familje në hotele
Përmbytjet në zona të ndryshme të Kosovës, u kanë shkaktuar mjaft dëme familjeve dhe ekonomive familjare. Edhe komuna e Drenasit është një prej tyre.
“Dëme po, mjaftueshëm. Një shumë e majme eurosh na ka bërë dëm. Gjysma e katit të parë ishte i mbushur me ujë”, tha Bleron Haziraj, qytetar i Drenasit.
Kjo familje është strehuar për disa ditë tek të afërmit. Por jo të gjithë kanë ku të shkojnë, prandaj Qendra Emergjente e kësaj komune, bashkë edhe me FSK-në, ka zbatuar një plan të shpejtë evakuimi.
“Deri më tani nga Qendra Operative Emergjente kemi të raportuara 18 familje të cilat janë evakuuar dhe të njëjtat janë vendosur në hotelet e qytetit që i ka mundësuar komuna. Fatbardhësisht nuk kemi dëme në njerëz. Janë vetëm dëmet e ekonomive familjare, tokat bujqësore dhe biznese”, tha Bekim Dobra, zëdhënës i komunës së Drenasit.
Por, në hotele, këto familje mund të qëndrojnë vetëm për pak kohë. Në fakt, përmbytje të tilla nuk janë të panjohura, prandaj ata që u dëmtuan tashmë po mendojnë për një plan të dytë.
“Për vite të tjera s’ke çka, vetëm duhet lënë katin e parë tërësisht të pabanueshëm sepse s’kemi zgjidhje tjetër”, Bleron Haziraj, qytetar i Drenasit
Situatë e ngjashme nga vërshimet është edhe në komunën e Vushtrrisë, e cila ka shpallur gjendjen e emergjencës civile, gjithashtu edhe në disa fshatra të Klinës, Fushë Kosovës, Rahovecit, Malishevës e Gjilanit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta