Përmbytjet në Durrës, ministri i Mbrojtjes mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
6 Janar 2026 | 17:16

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për qarkun e Durrësit lidhur me situatën nga përmbytjet në këtë qark.

Mbledhja do zhvillohet në orën 18:00 në ambientet e Prefekturës së Durrësit.

Durrësi është qyteti më i prekur këtë të martë nga përmbytjet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të qytetit.

Në një pallat në zonën e portit të Durrësit niveli i ujit arriti pranë aparateve të energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e banorëve. Shumë rrugë u pushtuan nga uji ndërsa makinat e parkuara u përmbytën gjithashtu.

Përmbytje pati edhe në burgun e Durrësit, ku disa qeli u mbushën me ujë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu,...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026