Përmbytjet në Shkodër, prefektja: Kanë ngordhur 30 dele, janë shkatërruar shtëpi

10 Shtator 2022 | 14:34

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, në një intervistë për Euronews Albania, bëri me dije se përmbytjet kanë shkaktuar dëme në banesa por edhe tek kafshët.

Ajo tha se si pasojë e reshjeve, kanë ngordhur 30 dele ndërsa janë shkatërruar objektet e shtëpive, ura e rrugë.

“Përmbytje edhe në Vaun e Dejës, kemi humbjen e 30 deleve. Përmbytjet kanë përfshirë edhe shtëpitë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa ura e rrugë. “- tha ajo.

Situata në këto momente është e qetë, por mbrëmë situata ka qenë shumë e vështirë.

Ajo tregoi se situata problematike për shkak të reshjeve ka qenë në qytetin e Shkodrës, në fshatin Bleran, Bardhja dhe në zonën e Vaut të Dejës.

“Në terren janë të gjithë personat që po bëjnë vlerësimin e situatës si dhe po marrin masat paraprake për pastrimet e kanaleve.”- shprehet ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026